Samsung konfirmon ardhjen e Galaxy S6 Edge+, porositjet fillojnë në 21 gusht

Publikuar më: 13-08-2015

samsung-galaxy-s6-edge-plus-leak-2015-08-11-01Aksidentalisht, Samsung ka konfirmuar se Galaxy S6 Edge+ do të mbërrijë shumë shpejt në treg. Pra Galaxy Note 5 do të shoqërohet nga një tjetër smartfon i nivelit të lartë me ekran të lakuar.

Uebfaqja në Francë e Samsung ka publikuar një imazh ku shfaqet Galaxy S6 Edge+ i shoqëruar nga data e fillimit të porositjeve për këtë produkt. Nëse doni të keni një smartfon të tillë mund ta porosisni atë në faqen zyrtare të Samsung duke filluar që nga data 21 gusht. Ndërkohë pritet që ai të mbërrijë në dyqane në 3 shtator.

Këto data përkojnë dhe me lançimin e Galaxy Note 5, të cilën Samsung ka vendosur ta lançojë para debutimit të iPhonëve të rinj të Apple. Galaxt S6 Edge+ parashikohet të ketë një ekran 5.5 inç dhe sigurisht një ekran të harkuar anash. Përsa i përket komponentëve të brendshëm, Edge+ nuk do të diferencojë shumë nga paraardhësi i tij Edge. Për të mësuar më shumë na ndiqni me lajmet më të fundit në datën 13 gusht kur Samsung do të mbajë konferencën vjetore Unpacked. (PC World Albanian)

Samsung konfirmon ardhjen e Galaxy S6 Edge+, porositjet fillojnë në 21 gusht
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)