Samsung konfirmoi mbërritjen e një modeli në ngjyrë blu të Galaxy S7 Edge

Publikuar më: 23-10-2016

gsmarena_001Kur një telefon shuhet në flakë, një tjetër ringjallet nga hiri i tij. Të paktën kjo shprehje duhet të vlejë për Samsung i cili konfirmoi se një model në ngjyrë blu i Galaxy S7 Edge po vjen së shpejti.

Do të dalë në shitje duke filluar nga data 5 Nëntor në Singapor dhe është çështje kohësh përpara se të debutojë edhe në vende të tjera. Samsung është përballur me një krizë të rëndë pas tërheqjes së 2.5 milion Galaxy Note 7 nga tregu një fushatë e cilat përfundoi me ndalimin e prodhimit të telefonit përgjithnjë.

Tashmë kompania po përpiqet të përgatisë terrenin për tu rikthyer fuqishëm em Galaxy S8. Do të jetë një nga shanset e fundit që ka kompania për të përmirësuar imazhin e saj. (PCWorld Albanian)

Samsung konfirmoi mbërritjen e një modeli në ngjyrë blu të Galaxy S7 Edge
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)