Samsung i hyn biznesit të kloneve Surface me tabletin Galaxy TabPro S

Publikuar më: 06-01-2016

DSC02647-980x655Në ditën e dytë të një nga konferencave më të rëndësishme të botës së teknologjisë, CES 2016, Samsung hodhi dritë mbi një produkt të ri për kompaninë por jo për tregun. Galaxy TabPro S është pjesë e familjes së tabletëve Android por me një diferencë të dukshme. Ky tablet përmban Windows 10 Home ose Pro dhe kjo e bën të veçantë duke ngjallur kureshtjen e botës së teknologjisë.

Esencialisht është një klon i Microsoft Surface me ekran Super AMOLED 12 inç me rezolucion 2160×1440. Ekranet AMOLED kanë një avantazh nga atyre IPS sepse ofrojnë kontrast të lartë dhe konsum të ulët të energjisë kjo sepse disa pikselë individualë ndalohen nga funksioni kur nuk janë të nevojshme.

DSC02660-980x655

Tableti nuk përmban një ajrues dhe kjo mund të kuptohet nga trashësia vetëm 6.3 mm dhe pesha 693 gram e tij. Në brendësi të tij gjendet një proçesor Intel Core M3-6Y30 me dy bërthama dhe frekuencë të përshpejtuar siç Intel e quan “Turbo” deri në 2.2 Ghz. Ky proçesor shoqërohet nga grafikat Intel HD 515, 4GB GB RAM, 128GB ose 256GB SSD, Wi-Fi, Bluetooth 4.1 dhe LTE opsionale.

Jetëgjatësia e baterisë arrin në 10.5 orë. Çifti i kamerave, frontale dhe e pasme karakterizohet nga një sensor 5 Megapiksel. Galaxy TabPro S do të dalë në shitje në muajin Shkurt ndërsa çmimi i tij nuk është zbuluar. (PCWorld Albanian)

Samsung i hyn biznesit të kloneve Surface me tabletin Galaxy TabPro S
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)