Harduer

Samsung Galaxy View është një tablet me ekran 18.4 inç, proçesor Exynos tetë bërthamësh dhe bateri 5700 mAh

Oct 5 2015
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy View është një tablet me ekran 18.4 inç, proçesor Exynos tetë bërthamësh dhe bateri 5700 mAh

galaxy-view-brandShumë shpejt Samsung mund të sjellë në treg një tablet që do të konfrontohet me produkutet e të njëjtës kategori ndërtuar nga Microsoft dhe Apple. Bëhet fjalë për një tablet dhe ekzistencën e tij e konfirmon databaza e GFXBench.

Sipas të dhënave të publikuara, tableti me emrin e koduar SM-T760 ka ekran 18.4inç me rezolucion 1.920×1.080 piksel dhe proçesor Exynos 1.6Ghz tetë bërthamësh ndërtuar nga Samsung.

Përsa i përket harduerit ky tablet do të ketë 2GB RAM, kamera frontale 2 megapiksel dhe sistem operativ Android Lollipop 5.1.1. Këto detaje vinë nga GFXBench dhe duke qenë është në fazë testimi është e mundshme përfshirja Android Marshmallow deri në debutimin zyrtar.

screen-shot-2015-10-05-at-10-49-55Më herët gjatë muajit shtator, Samsung publikoi online një video ku shfaqej një tablet me ekran të madh ose një pajisje dy në një të quajtur Galaxy View. Zbuluesi i njohur informacioneve të produkteve teknologjike të pazyrtarizuara, Evan Blass, e konfirmoi ardhjen e një tableti të tillë duke shtuar se bateria e saj do të ketë kapacitet 5.700mAh.

Ekziston një tendencë për të hedhur në treg tabletë me ekrane të mëdha. Gjigandët e teknologjisë po rrisin dhe përmasat e tabletave duke i shëndrruar ato kështu në pajisje dy funksionale që mund të përdoren si tablet të thjeshtë por dhe si laptop nëse i bashkangjitet një tastjerë. Ndaj mund të themi se një ekran 18.4inç nga Samsung do të kishte shumë kuptim në një moment të tillë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>