Samsung Galaxy View është një hibrid 18.4 inç Tablet-TV

Publikuar më: 30-10-2015

Galaxy_View_1029_wmSamsung ka prezantuar tabletin e shumë përfolur Galaxy View me ekran gjigand prej 18.4 inç. Ky produkt i ri do të ofrojë një eksperiencë të paprecedent në konsumin e përmbajtjeve kryesisht video.

“Deshëm që të rindërtonim mënyrën sesi konsumojmë dhe aksesojmë përmbajtjet”, tha zv Presidenti i Departamentit të Dizajnin pranë Samsung Dennis Miloseski. Sipas tij ky tablet gjigand ofron eksperiencë të njëjtë me një televizor 60 inç nëse mbahet në largësinë e krahëve.samsung-galaxy-view-hands-on-3

Që në pamje të parë kuptohet që ky tablet është ndërtuar për të parë filma dhe shfaqje televizive. Edhe ndërfaqja e Android implementuar në këtë tablet e afirmon këtë qëllim. Faqja kryesore i është dedikuar aplikacioneve të videove si Netflix, Youtube, Hulu, CBS, ESPN etj.

Tableti ka një rezolucion 1920 x 1080 piksel. Mbase keni pritur një ekran 4K apo Quad HD por na besoni që do të ishte i padobishëm. Kjo sepse përmbajtjet në rezolucion 4K janë shumë të limituara dhe asnjëherë nuk do të arrini të përfitoni nga avantazhet e kësaj teknologjie.samsung-galaxy-view-hands-on-8

Galaxy View ka versionin më të fundit të Android Lollipop 5.1.1. Për nga hardueri tableti fuqizohet nga një proçesor tetë bërthamësh me frekuencë 1.6 Ghz të cilin Samsung e identifikon. Ky proçesor shoqërohet nag 2GB RAM. Dy variante të tabletit në bazë të memorjes së brendshme do të jenë të disponueshme: 32 GB dhe 64 GB.

Bateria ka një kapacitet prej 5700 mAh dhe premton deri në 8 orë jetëgjatësi nëse shikoni video. Modeli bazë do të jetë i paisur vetëm me Wi-Fi ndërsa një model LTE do të dalë së shpejti në treg.samsung-galaxy-view-hands-on-4

Galaxy View është një produkt i çuditshëm. Nga njëra anë është gjë e mirë të shohim Samsung që i qëndron larg kopjeve të iPad pro dhe Surface Pro 4 me një produkt tjetër i ndërtuar për zbativje dhe nga ana tjetër qëndron dilema se a ka tregu konsumatorë të cilët kanë nevojë për Galaxy View. (PCWorld Albanian)samsung-galaxy-view-thumb

Samsung Galaxy View është një hibrid 18.4 inç Tablet-TV
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)