Samsung Galaxy Tab S2: Një rival i denjë i iPad Air 2 (Vështrim)

Publikuar më: 15-11-2015

2100 (1)Produkti Samsung Galaxy Tab S2 me ekran 9.7 inç është tableti më i hollë në treg duke lënë pas Apple dhe Sony në këtë aspekt.

Pasardhësi i Galaxy Tab S, sjell përmirësime në dizajn dh shpejtësi po që lë pas ekranin e gjërë në kënbim të një tjetri në formë katrore duke u bërë kështu rivali direkt i Apple iPad.

I hollë dhe i lehtë

Inovacioni në dizajn i tabletëve ka arritur majat. Galaxy Tab S2 është mëshirim i gjallë i kësaj. Është i hollë, i lehtë dhe ka ekran 9.7 inç.

Me trashësi prej 5.6 mm dhe peshë 389 gram është 1 mm më i hollë dhe 76 gram më i lehtë sesa Tab S. Krahasuar me konkurrentët, Tab S2 është 0.5 mm më i hollë dhe 4 gram më i lehtë sesa Sony Xperia Z4 Tablet. Në lidhje me iPad Air tableti është 0.5mm më i hollë dhe 48 gram më i lehtë.

2100 (2)

Ekrani 0.7 inç ka skaje të holla dhe metalike si dhe plastikë në pjesën e pasme. Një model me ekran 8 inç është gjithashtu i disponueshëm. Butoni i vetëm fsheh një skaner të shenjave të gishtërinjve.

Ekrani është komponenti më cilësor i tabletit. I pasur plot ngjyra të thella.  Fotot në këtë tablet janë unike. Me 264 piksel për çdo inç ekrani është po aq i mprehtë sa ai që gjendet tek iPad Air 2. Ndryshe nga tabletët e tjerë ekrani ka një proporcion 4:3, po aq sa edhe iPad, dhe ofron eksperiencë unik për leximin e librave dhe të shikuarit e videove.

Specifikat

Ekrani: 8 ose 9 inç Super AMOLED me rezolucion 1536 x 2048 piksel

Proçesori: Samsung Exynos Octa 5433 tetë bërthamësh

RAM: 3GB

Memorje e brendshme: 32 GB + microSD

Sistemi Operativ: Android Lollipop 5.0.2

Kamera: 8 Megapiksel e pasme, 2.1 megapiksel frontale

Konektiviteti: Wi-Fi, Bluetooth 4.1 dhe GPS (LTE opsionale)

Dimensionet: 237.3 x 169.0 x 5.6 mm

Pesha: 389 gram

Samsung shënoi sukses me proçesorët e saj Exynos falë Galaxy S6-tës i cili aktualisht është ndër telefonët inteligjent më të mirë në treg. Por proçesori i Galaxy Tab S2 nuk është aq i shpejtë. Normalisht që për pjesën më të madhe të aktivitetit të tabletit performon mjaft mirë dhe puna me disa aplikacione njëherazi nuk është e dhimbshme.

2100

Me tabletët Android të Samsung është e mundur të punosh me dy aplikacione njëherazi në ekrani por që ky funksionalitet është i kufizuar. Vetëm disa aplikacione si Chrome dhe Gmail funksionojnë në këtë rast.

Tableti nuk shfaqi asnjë problem me luajtjen e e videove e madje edhe lojërat intensive së Nova funksionojnë për mrekulli e megjithatë bateri mori goditje.

Jetëgjatësia e saj është e mirë por jo aq impresionuese sa mund të prisni nga një produkt i Samsung. Leximi i librave elektronik me ekranin e ndriçuar është i mundur vetëm për 7 orë e cila në të vërtetë është statistikë e mirë. Është modaliteti Standby që zhgënjen tabletin dhe ky është problem i cili jeton brenda çdo lloj tableti Android. Google ka premtuar zgjidhje të saj me Android Marshmallow.

Në mungesë të teknologjisë së ngarkimit të shpejtë, baterisë së tabletit i duheshin 4 orë gjer në ngarkimin e plotë.

2100 (3)

Android-i i Samsung

Tab S2 vjen me Android 5.0.2 Lollipop dhe së shpejti do të përditësohet në Android 5.1. Sigurisht që modifikimet “TouchWiz” të Samsung janë kudo prezente.

Modifikimet janë kryesisht kozmetike dhe vetëm sa ja shtojnë bukurinë platformës. Disa modifikime të tjera shtojnë funksione të cilat mungojnë në versionin standart të Android si “Multi Window”(mundësia për të luajtur dy aplikacione njëherazi në ekran).

Tjetër risi është “Smart Stay”, funksionalitet i cili mban të ndezur ekranin e telefonit kur shikoni në drejtim të tij.

Kamera

Kamerat janë identike me ato të modeleve të kaluara. Duke e pasur në konsideratë si kamër tableti atëherë është “OK” por diferencat fillojnë kur krahasojmë me kamerën e një telefoni inteligjent të rangut të mesëm. Gjithësesi ne nuk jua sugjerojmë për përdorim të zakonshëm.

2100 (4)

Skaneri i shenjave të gishtërinjve

Butoni i vetëm fsheh një skaner të shenjave të gishtërinjve i cili shërben të shkyçjen e tabletit dhe funksionon me disa aplikacione të palëve të treta. Nëse tableti një ditë do të kalojë në Marshmallow atëherë lehtësisht mund të kryeni edhe pagesa të aplikacioneve.

Përgjithësisht ky komponent është i shpejtë i saktë në mos ndër më të mirë sot në treg.

2100 (5)

Çmimi

Siç e specifikuam në krye të artikullit, Galaxy Tab S2 është i disponueshëm në madhësi dhe me mundësi zgjedhjeje për 4G LTE. Modeli 9.7 inç me Wi-Fi dhe 32 Gb memorje të brendshme kushton 499 Euro. Varianti me ekran 8 inç me po këtë konfigurim kushton 419 Euro. Mbështetja për 4G do ju kushtojë 50 Euro më tepër.

Për krahasim, Apple iPad Air 2 me 16 GB memorje të brendshme kushton 499 Euro ndërsa Sony Xperia Z4 plot 600 Euro së bashku me tastierën.

Verdikti

Nuk kemi as më të voglin dyshim se Galaxy Tab S2 është tableti më i mirë i Samsung. Është i hollë i lehtë dhe ka një ekran fantastik. Është i aftë të mbajë në gjëndje pune disa aplikacione njëherazi.

Por ekranin me proporcion 4:3 duam të konsiderojmë si një gabim “padashje” të Samsung. Falë këtij ekrani eksperienca me video do të jetë më e varfër. Një tjetër zhgënjim i ynë është mos implementimi i proçesorit të Galaxy S6-tës.

Rivali direkt i Tab S2 është iPad Air 2. Me një kosto të njëllojtë do të përfitoni një ekran më të mirë, më shumë memorje të brendshme dhe mbështetje për kartat microSD. Por bateri e Tab S2 lë për dëshiruar. Shpresojmë se Android 6.0 Marshmallow do të rregullojë këtë ngëç.

Avantazhet: skaner të shenjave të gishtërinjve, ekran i mrekullushëm, i hollë dhe i lehtë, mbështetja për microSD

Disavantazhet: proporcioni 4:3 i ekranit, jetëgjatësia e baterisë, nuk ka teknologji të ngarkimit të shpejtë dhe pjesa e pasme prej plastike (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy Tab S2: Një rival i denjë i iPad Air 2 (Vështrim)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)