Samsung Galaxy S8 do të ketë ekran me prekje 3D

Publikuar më: 15-11-2016

screen-shot-2016-11-01-at-13-30-18-796x399Një tjetër ditë, një tjetër lajm rreth Galaxy S8-tës. Megjithatë këtë herë kemi të bëjmë me një lajm të bujshëm.

Sipas medias Koreano Jugore, The Investor, Samsung po konsideron mundësinë e adoptimit të teknologjisë së ekraneve me prekje 3D për linjën e re të telefonëve.

Publikimi citon disa burime të shumta të industrisë të cilat kanë kërkuar të ruajnë anonimitetin.

Besohet se teknologjia në fjalë do të funksionojë në të njëjtën formë me prekjen 3D të Apple. Megjithatë kjo nuk përbën risi për industrinë. Huawei është një prej prodhuesve i cili e ka implementuar në telefonin inteligjentë Mate S.

Në të vërtetë ka qenë Samsung ai që ka prodhuar ekranet në fjalë për Huawei. The Investor në të kaluarën ka spekuluar disaherë lidhur me S8-tën. Një prej spekulimeve është ekrani OLED i cili sipas medias do të jetë i disponueshëm në dy versione 5.2 inç dhe 6.2 inç. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy S8 do të ketë ekran me prekje 3D
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)