Samsung Galaxy S7 në shitje në dy variante: Galaxy S7 5.2 inç dhe Galaxy S7 Edge 5.5 inç

Publikuar më: 28-12-2015

Galaxy_S6_EdgeKur kanë ngelur 2 muaj nga debutimi zyrtar i Galaxy S7-tës, Samsung ka planifikuar të prodhojë fillimisht 5 milion njësi përpara muajit Shkurt raporton South Korea Electronic Times.

E thënë ndryshe në ditën kur do të zyrtarizohet Samsung do të ketë 3.3 milion njësi të Galaxy S7 dhe 1.6 milion njësi të Galaxy S7 Edge të disponueshme që në atë moment. Në Janar do të përfundojë ndërtimi i telefonit ndërsa Prodhimi masiv do të fillojë në muajin Shkurt.

Por më interesant është fakti se Samsung do ti ofrojë telefonët në madhësi të ndryshme. Galaxy S7 do të ketë ekran 5.2 inç ndërsa modeli me skaje të hakuara Galaxy S7 Edge me ekran 5.5 inç.

Kjo është një qasje e adoptuar dy vite më parë nga Apple kur prezantoi iPhone 6 dhe 6 Plus me ekran 4.7 inç dhe 5.5 inç respektivisht. Mbase Samsung e ka parë më të arsyeshme të hyjë direkt në betejë me Apple me strategjinë e re.

Duhet të citojmë se kompania koreane është prodhuesi më i madh e telefonëve në botë me 393 milion njësi të shitura në 2015-tën. Por në aspektin e të ardhurave Apple dominon dhe kjo mund ta ketë detyruar Samsung të rrisë shitjet e telefonëve premium. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy S7 në shitje në dy variante: Galaxy S7 5.2 inç dhe Galaxy S7 Edge 5.5 inç
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)