Samsung Galaxy S7 me prekje 3D, USB-C dhe skaner të retinës

Publikuar më: 15-12-2015

BN-LR603_1214SA_P_20151214034422Samsung do të bëjë të pamundur për tu rikthyer edhe njëherë në fronin e harduerëve Android. Sipas një raporti të Wall Street Journal, kompania do të ndërtojë ekrane me prekje 3D (ngjashëm me iPhone 6S dhe 6S Plus) dhe porta USB të tipit C me teknologjinë e ngarkimit të shpejtë për linjën e telefonëve Galaxy S7 dhe S7 Edge.

Kjo e fundit do ti garantonte telefonëve një ngarkim brenda 30 minutash në 100 % duke lënë pas lojtarët e mëdhenj në këtë fushë si Nexus 6P dhe Moto X Pure Edition. Sesi do të funksionojë prekja 3D është një mister të cilin do ta mësojmë vetëm kur të zyrtarizohen këto telefonë.

Spekulimi tjetër i dytë për nga rëndësia është një skaner retine, funksionalitet i cili do ti vinte në ndihmë skanerit të shenjave të gishtërinjve por mbase i panevojshëm.

Edhe pse ka pasur raportime të vazhdueshme të cilat pretendonin prezantimin e linjës Galaxy S7 në Janar, Kongresi Mobil Botëror mbetet destinacioni potencial i këtyre dy telefonëve.

Galaxy S6, S6 Edge dhe S6 Edge+ patën meritat e tyre për dizajnin solid që sollën. Por Samsung vazhdimisht cënohet nga prodhuesit me kosto të ulët të cilët po ashtu ndërtojnë telefonë mjaft cilësor në aspektin e dizajnit. Rast konkret janë Moto X Pure Edition dhe Nexus 6P ku që të dy janë telefonë solidë. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy S7 me prekje 3D, USB-C dhe skaner të retinës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)