Samsung Galaxy S7 do të debutojë në Janar raporton South Korea Electronic Times

Publikuar më: 20-10-2015

Samsung smartphones Galaxy S6 edge+ are pictured at the consumer electronics trade fair IFA in BerlinGjigandi korean i prodhimit të smartfonëve, Samsung, po planifikon të prezantojë gjeneratën e re të linjës Galaxy S që në muajin Janar të vitit të ardhshëm në një përpjekje për të konkurruar më nga afër me rivalin Apple dhe smartfonët e saj iPhone.

Informacionet vinë nga agjensi lajmesh koreane raporton Reuters. Vitet e fundit, familja Galaxy S pasurohej me një tjetër anëtar zakonisht gjatë Kongresit Mobil Botëror. Ky eveniment heq siparin në fund të muajit Shkurt për të vijuar më tej edhe me muajin Mars.

Në muajin gusht kompania prezantoi Galaxy Note 5, një muaj përpara axhendës së zakonshme që ndiqte Samsung çdo vit. Zëdhënësit e kompanisë nuk kishin pranuar të jepnin asnjë përgjigje në lidhje me këto spekulime.

Përgjatë 2015-tës kemi parë jo pak lëvizje të dëshpëruara të kompanisë koreane e cila po përballet me konkurrentë lokalë të vegjël por sfidues si Xiaomi. I gjithë ky vit tregoi përpjekjet e vazhdueshme të Samsung për të përmirësuar shitjet e smartfonëve të saj. Hulumtuesit parashikojnë që 2015-ta të shënojë vitin e parë në rënie të Samsung që nga themelimi. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy S7 do të debutojë në Janar raporton South Korea Electronic Times
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)