Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge: Më të fuqishëm plus kartat microSD në shitje nga 11 Marsi

Publikuar më: 22-02-2016

galaxys7_0757-100644793-large.idgePas rrjedhjesh të shumta informacionesh, Samsung më në fund ka prezantuar zyrtarisht pasardhësit e telefonëve Galaxy S6 dhe S6 Edge: modelin 5.1 inç Galaxy S7 dhe modelin 5.5 inç Galaxy S7 Edge.

Besohet se telefonët janë rezistent ndaj ujit, ofrojnë mbështetje për kartat microSD dhe kanë një RAM të shtuar prej 4GB. Që të dy telefonët dalin në shitje më 11 Mars në Europë dhe SHBA ndërsa porositë fillojnë më 23 Shkurt.

Përveç përmasave fizike, që të dy telefonë ngjasojnë së tepërmi me paraardhësit. Ato janë të disponueshëm në ngjyrë të zezë, artë dhe argjendtë. S7 dhe S7 Edge karakterizohen nga ekrane 2K, 2560×1440 piksel, duke hedhur tutje shpresat e adhuruesve të ekraneve 4K.

galaxys7_0770-100644795-large.idge

Mbase ndryshimi kryesor dhe i vetëm në aspektin e dizajnit fshihet tek kamera, ku moduli i kësaj të fundit është më i rrafshët krahasuar me sipërfaqen e telefonit. Galaxy S7 ka një trashësi prej 7.9 mm ndërsa S7 Edge vetëm 7.7 mm.

Një nga risitë e këtij versioni është rikthimi i kartave microSD. Telefonët funksionojnë me Android Marshmallow 6.0 që do të thotë se përdoruesit kanë mundësi të shkrijnë memorjen e telefonit dhe të kartës microSD në një të vetme. Çertifikimi IP68 i cili i bën telefonët rezistent ndaj ujit mbërriti në Galaxy S5 dhe u harrua në Galaxy S6 ndërkaq me Galaxy S7 po rikthet edhe njëherë tjetër.

galaxys7_0753-100644792-large.idgeNë brendësi fshihen ato që të gjithë mund të prisni. Proçesori Qualcomm Snapdragon 820 do të smbështetet nga 4GB RAM dhe grafika Adreno 530. Versioni ndërkombëtar do të përdorë proçesorin e Samsung, Exynos 8890, i cili besohet të jetë 30 % më i fuqishëm se paraardhësi.

Sa i përket kamerës, ekzekutivët e kompanisë folën për një teknologjinë “Dual Pixel”. E thënë ndryshe kamera 12 megapiksel me stabilizim optik dhe hapje f/1.7 përmban piksela që janë 30 % më të mëdha sesa ato që gjenden tek iPhone 6S. Kamera frontale me kënd të gjërë fuqizohet nga një sensor 5 megapiksel.

Gjithashtu jetëgjatësia e baterisë së dy modeleve pritet të shohë ditë më të mira. Galaxy 7 dhe S7 Edge karakterizohen nga bateri me kapacitet 3000 mAh dhe 3,600 mAh respektivisht. Telefonët mbështetin teknologjitë e ngarkimit wireless, NFC-së dhe ngarkimit të shpejtë. Shërbimi i pagesave,Samsugn Pay, bazuar në NFC do të jetë i disponueshëm së shpejti në Europë dhe Britani.

galaxys7_0638-100644780-large.idgeS7 dhe S7 Edge nuk përfshijnë një portë USB-C kjo për faktin se do ti bënte të papërshtatshëm me paisjen e realitetit virtual GearVR. Kështu telefonët ofrojnë portën standarte microUSB.

Samsung ka bërë disa ndryshime edhe në softuer kryesisht për S7 Edge duke ofruar një panel anësor për qasje më të lehtë në disa aplikacione. Kompania premtoi se do të ofronte SDK-në e saj për zhvillimit të mëtejshëm.

Edhe pse disa konsumatorë mund të jenë zhgënjyer nga ndryshimet e pakta në dizajn, S7 dhe S7 Edge ngelen telefonë mjaft cilësorë dhe përmbajnë të gjitha ato funksionalitete që mund të ofrojnë një telefon i ditëve të sotme. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge: Më të fuqishëm plus kartat microSD në shitje nga 11 Marsi
3 votes, 5.00 avg. rating (96% score)