Samsung Galaxy S6 Plus 5.5 inç shfaqet në horizont

Publikuar më: 03-06-2015

batllo-0853Fansat e Galaxy S6 të cilët janë duke pritur një version Plus të këtij smartfonit, së shpejti mund të kenë në duar atë që kërkonin. Prodhuesi korean i smartfonëve mësohet se është duke planifikuar të lancojë Galaxy S6 Plus, një version me një ekran më të madh se Galaxy S6. Ky raport është publikuar nga uebfaqja italiane e  lajmeve HDBlog.it. I njohur ndryshe brenda kompanisë si Project Zero 2, ky produkt pritet të debutojë në javët në vazhdim, para Konferencës IFA 2015 e cila do të mbahet në Berlin në muajin shtator.

Në prill të vitit 2014 , Samsung lancoi Galaxy S5 dhe në muajin tetor solli Galaxy S5 Plus e cila ka një procesor më të fuqishëm se versioni paraardhës. Supozimet tregojnë se Samsung do të zbatojë të njëjtën strategji këtë vit për ti dhënë kështu ‘dorën e fundit’ suksesit të Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge. Por ky smartfon do të jetë i fokusuar tek ata përdorues që preferojnë një ekran më të madh në smartfonin e tyre. S6 Plus do të shërbejë gjithashtu si një alternative e hershme e Galaxy Note 5 phablet e cila pritet të lancohet në Konferencën IFA.

Edhe pse HDBlog.it shprehet se ky lajm vjen nga një burim i besueshëm, në raport qartësohet se bëhet fjalë për dicka ende të pakonfirmuar nga kompania. Por nëse supozojmë që këto raporte janë të vërteta, Galaxy S6 Plus pritet të ketë një ekran 5.5inch AMOLED dhe do të jetë i lakuar në të dyja pjesët anësore të ekranit, ashtu si Galaxy S6 Edge. Specifika të tjera përfshijnë një procesor Snapdragon 808, 32GB hapsirë memorie dhe kamera 16 dhe 5 megapiksel. Linja e fundit e smartfonëve Galaxy ka rezultuar tepër e suksesshme, duke pasur një kërkesë të madhe në publik. Samsung shpreson që dhe ky produkt i ri i kësaj linje të jetë po aq i kërkuar në treg. (PC World Albanian)

Samsung Galaxy S6 Plus 5.5 inç shfaqet në horizont
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)