Samsung Galaxy S6 Edge+: Vrasësi i iPhone 6 Plus (Vështrim)

Publikuar më: 31-08-2015

2100 (7)Galaxy S6 Edge Plus është phableti më i fundit i Samsung. Ka po të njëjtat skaje të harkuara të kushëririt më të vogël, S6 Edge por çmimi është i frikshëm.

Me këtë smartfon të ri samsung ngjall tek konsumatorët një pyetje të thjeshtë: a është një telefon 5.7 inç më mirë se një 5.1 inç? S6 Edge Plus dhe S6 Edge janë identikë po ekrani është ai që bën diferencën.

Phabletët

Nuk është diçka e re të shohim Samsung tek prezanton telefonët me përmasa të mëdha. Është kjo kompani e cila shpiku kategorinë e phablet-ëve me modelin e parë Note në 2011-tën. Kompania ka vazhduar me debutimin e telefonët të ndryshëm me përmasa të mëdha në vitet që do të pasonin më pas. As ky vit nuk është një përjashtim dhe Galaxy Note 5 e S6 Edge+ janë provë e qartë e pretendimit tonë.

Me Galaxy S6 Edge+, Samsung vetëm ka rritur madhësinë e S6 Edge që u prezantua më Kongresin Mobil Botëror në fillim të këtij viti.

2100 (6)

Ekrani është fantastik. Me teknologjinë Super AMOLED, ekrani 5.7 inç ka ngjyra të qarta dhe të pastra. Është po aq i mirë sa ekrani që gjendet tek S6 Edge. Ngjyrat janë më reale sesa ato që ofrojnë ekranet LCD të OnePlus 2 apo iPhone 6 Plus.

Por të kalojmë dizajnin e smartfonit i cili është mjaft intrigues. Skajet e harkuara ofrojnë siguri ndërsa mbani këtë telefon në duar. Është shumë më i lehtë të punohet me të sesa iPhone 6 Plus, Note 4 apo edhe Nexus 6. Skajet e harkura prej alumini dhe pjesa e pasme prej xhami është një pasqyrim i tërë i modelimit të S6 Edge. Ofrojnë një cilësi të pakrahasueshme ndërtimi duke lënë pas Galaxy Note 4.

Galaxy S6 Edge+ është një nga phablet-ët më të menaxhueshëm por gjithësesi ngelet një smartfon me përmasa të mëdha.

Specifikimet e harduerit

–    Ekrani: 5.7 inç quad HD Super AMOLED (518ppi)

–    Proçesori: tetë bërthamësh Samsung Exynous 7420

–    RAM: 4GB RAM

–    Memorja e brendshme: 32/64 GB; Mungon mbështetja për microSD

–    Sistemi operativ: Android Lollipop 5.1.1 me TouchWiz

–    Kamera: 16 Megapiksel e pasme me stabilizim optik, 5 megaiksel frontale

–    Konektiviteti: LTE, Wi-Fi, NFC, ngarkim wireless, Bluethooth 4.2 dhe GPS

–    Dimensionet: 154.4 x 75.8 x 6.9 mm

–    Pesha: 153 gram

2100 (5)

 Performanca

S6 Edge+ ka po të njëjtin harduer që përmban kushëriri i vogël: Proçesorin tetë bërthamësh të vetë Samsung, modelin Exynos 7420. S6 Edge+ është një nga telefonët me performancën më të lartë sot në treg.

Ka 1GB RAM më shumë se S6 Edge duke ndihmuar më tej gjatë punës me disa aplikacione. Phablet-i natyrisht që ka një bateri edhe më të madhe duke mbajtur smartfonin në punë gjatë një dite të lodhshme. Smartfoni është i shpejtë në ngarkim ku mjaftojnë 90 minuta për të ngarkuar plotësisht baterinë.

TouchWiz

S6 Edge+ ka po të njëjtin version Android që kanë modelet e tjera S6, Lollipop 5.1.1, quajtur ndryshe TouchWiz. Funksionon mjaft mirë megjithëse nuk është aq i shpejtë sa eksperienca e pastër e Android Stock.

Një varietet aplikacionesh të Facebook dhe Microsoft janë të para instaluara por mund të ç’aktivizohen. Gjithashtu edhe një pjesë e madhe e aplikacioneve të Samsung mund të ç’aktivizohen.

Nuk mungon funksionaliteti i ndarjes së ekranit për të punuar me më shumë se 1 aplikacion njëherazi. Ndër aplikacionet që ofrojnë mbështetje për këtë funksion janë Twitter dhe Chrome.

2100 (4)

Kamera

Kamera 16 Megapiksel me teknologjinë e stabilizimit optik, e njëjta kamër që gjendet tek S6 Edge, është ndër më të mirat që mund të gjeni sot në një smartfon. Realizon foto me shpejtësi të lartë, kap detaje dhe prodhon ngjyra reale.

Performanca në dritë të pakët është e mirë, dhe aplikacioni i kamerës mund të lançohet duke shtypur dyherë me shpejtësi mbi butonin kryesor në fund të smartfonit edhe nëse telefoni është i kyçur.

Kamera frontale ka sensor 5 megapiksel dhe është mjaft kompetitiv në realizimin e selfie-eve.

2100 (2)

Skaneri i shenjave të gishtërinjve

Ky sesnor është ndër më të mirë sot në treg duke njohur mbi 95 % të sipërfaqes së gishtit në vetëm 1 sekond. Ai mund të përdoret për të shkyçur smartfonin apo për të konfirmuar blerjet. Skaneri funksionon edhe me aplikacione të palëve të treta si LastPass.

2100 (1)

Çmimi

Galaxy S6 Edge+ është i disponueshëm në ngjyrë të zezë dhe të artë. Modeli 32 GB kushton 1025 Euro ndërsa modeli 64 GB kushton 1150 Euro.

Sa për krahasim, iPhone 6 Plus me kapacitet 16 GB kushton 850 Euro, modeli 64GB kushton 950 Euro dhe modeli 128 GB kushton 1080 Euro. Me pak fjalë, S6 Edge+ kushton 180+ Euro më shumë sesa modeli më i lirë i iPhone 6 Plus, madje edhe varianti 128 GB i iPhone 6 Plus kushton 50+ Euro më pak se varianti 64 GB i S6 Edge+.

LG G4 kushton 450 Euro ndërsa Nexus 6 550 Euro.

2100Verdikti

Samsung Galaxy S6 Edge+ padyshim është mbreti i phablet-ëve Android në Europë por ka një çmim shumë të lartë. Skajet e harkuara janë tërheqëse dhe ndërsa ofrojnë një dizajn më të bukur, për nga funksionaliteti nuk posedojnë diçka të veçantë.

Krahasur me Galaxy Note 5, u themi se konsumatorët i blejnë phablet-ët për lapsin e tyre Stylus, për soliditetin e tyre dhe Note 5 i ofron këto. Bateria qëndron vetëm një ditë e këtë e justifikon ngarkim i shpejtë në vetëm 90 minuta.

      Avantazhet: ekran fantastik, dizajn tërheqës, i lehtë, kompakt, materiale premium, ngarkim wireless, ngarkim i shpejtë, performancë të lartë

     Disavantazhet: mungon mbështetja për microSD, nuk ka bateri të zëvendësueshme, nuk ka laps Stylus, bateri që zgjat një ditë të vetme, skajet e harkuara ofrojnë shumë pak funksionalitet. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy S6 Edge+: Vrasësi i iPhone 6 Plus (Vështrim)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)