Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge kanë një problem me menaxhimin e memorjes RAM

Publikuar më: 04-05-2015

001Pronarët e smartfonit më të mirë të Samsung, Galaxy S6, po ankohen për probleme të menaxhimit të memorjes RAM duke bërë që aplikacionet në sfond të rifreskohen që do të thotë se humbasin përmbajtjet që mund të keni qenë duke lexuar.

Modelet Galaxy S6 dhe S6 Edge kanë 3GB RAM DDR4 dhe problemi i vërtetë qëndron tek softueri që e menaxhon mermorjen i cili mbyll aplikacionet që gjenden në sfond.

Për shembull nëse përdorni shfletuesin Chrome, vizitoni një uebfaqe, largoheni nga Chrome duke e lënë të hapur në sfond dhe pastaj ktheheni përsëri tek ky aplikacion uebfaqja do të rifreskohet. Të paktën kështu ankohej një anëtar i forumit të zhvilluesve XDA.

Ai shtoi më tej duke thënë një numër aplikacionesh prekeshin nga ky gabim i softuerit. Por besohet se një zgjidhje e problemit po vjen. Sipas një postimi të bërë nga filiali britanik i Samsung, një përditësim që do të adresojë këto problem është në punim.

Interesant është fakti se lista e ndryshimeve që sjell përditësimi Android 5.1.1, vë në dukje një “përmirësim të menaxhimit të memorjes RAM”. Aktualisht, që të dy Galaxy S6 dhe S6 Edge kanë të instaluar versionin 5.0.2 të Android Lollipop. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge kanë një problem me menaxhimin e memorjes RAM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)