Samsung Galaxy S3 dhe Galaxy Note azhurnohen në Android 4.0

Publikuar më: 09-08-2012
Samsung Galaxy S3 dhe Galaxy Note azhurnohen në Android 4.0

Disa ditë pasi Samsung zbuloi që dy nga tabletët e vet ishin përfundimisht duke marrë azhurnimin e Android 4.0 Ice Cream Sandwich, thashetheme e reja thonë që poseduesit e telefonit Galaxy S3 do të marrin një befasi të ngjashme gjatë vjeshtës së këtij viit.

Pajisja, që ishte shitur në më tepër se 10 milionë njësi, që nga lëshimi i vet në maj, do të jetë telefoni i parë Samsung që do të marrë azhurnim Android 4.1 Jelly Bean, raporton Sam Mobile.

Sipas Ueb faqes, “burimet e brendshme” kanë pranuar që faza testuese për Jelly Bean në Galaxy S3 ka mbaruar me sukses. Inxhinierët përfundimisht janë duke e sjell versionin publik të azhurnimit, për një lëshim në fund të çerekut të tretët të vitit ose në fillim të të katërtit.

Samsung Galaxy S2, i cili është paraardhësi i S3-shit dhe Galaxy Note gjithashtu raportohen që do të marrin Jelly Bean; që të dy janë duke i bërë testimet dhe një përditësim, duke e ditur që shitjet e tyre kanë arritur dymilionëshin, në Android 4.1 ka gjasë të vijë së shpejti.

Galaxy Note 2, që do të lëshohet më 29 gusht në paraqitjen tregtare IFA, dhe pritet të vij me versionin 4.0 të sistemit operativ të Google.

Por sipas Sam Mobile, nuk ka ndonjë fjalë ende nëse Samsung do të qëndrojë me atë plan – duke lëshuar pajisjen me Ice Cream Sandiwch dhe duke ofruar një azhurnim në Jelly Bean në muajt pasues – ose nëse do të lëshoj Galaxy Note 2 me Jelly Bean që nga fillimi. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy S3 dhe Galaxy Note azhurnohen në Android 4.0
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)