Samsung Galaxy Note 5 përballet me “PenGate”! Çfarë shkakton kyçjen e S-Pen brenda smartfonit?

Publikuar më: 26-08-2015

lead-spenMbase keni dëgjuar që të gjithë për një problem jo aq të vogël në dizajnin e Galaxy Note 5. Vendosni stilolapsin S-Pen në drejtim të kundërt në folenë e tij dhe do të mund ta nxirrni që atje. Një video po qarkullon në internet dhe e gjithë kjo fushatë ka marrë emrin “Pen Gate”. Një problem dizajni kishte edhe iPhone 6 Plus vitin e shkuar e cila u quajtur “Bend Gate”.

Por pse ndodh kjo? Në fund të folesë së këtij stilolapti gjendet një mekanizëm I cili mban stilolapin S-Pen. Portali 9to5Google mori një Galaxy Note 5 dhe e hapi terësisht për të mësuar rreth ngërçit.

screen-shot-2015-08-25-at-6-05-39-pm

Heqja e stilolapsin nga telefoni në këtë pozicion nuk është një detyrë aspak e lehtë. Madje gjatë përpjekjesve për të hequr S-Pen të vendosur në drejtim të gabuar mund të dëmton harduerin e telefonit. Ajo pjesë që dëmtohet është një gjurmues i cili detekton vendosjen e S-Pen në Galaxy Note 5. Me dëmtimin e saj është e pamundur të përdoren disa nga funksionalitetet e S-Pen.

Prandaj nëse u ka ngjarë kjo ndodhi, mos u përpiqni të hiqni stilolapsin pa e dërguar smartfonin atje ku e keni blerë nga Samsung apo distributor për riparim të mundshëm. (PCWorld Albanian)

9to5Google

Samsung Galaxy Note 5 përballet me “PenGate”! Çfarë shkakton kyçjen e S-Pen brenda smartfonit?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)