Samsung Galaxy Note 5 do të debutojë më shpejt se zakonisht

Publikuar më: 11-07-2015

galaxy-note-4-vs-galaxy-note-5-concept-battle

Dekadën e fundit, çdo vit Samsung ka shfrytëzuar eventin prestigjoz IFA për të prezantuar modelet e rinj të linjës Galaxy. Por këtë vit ndoshta Samsung ka vendosur të devijojë paksa nga kjo traditë.

Sipas një raporti të publikuar nga prestigjozja The Wall Street Journal, Samsung këtë vit do të përshpejtojë lancimin e Galaxy Note të ardhshëm. Kjo për asye se Samsung nuk do të konkurojë për vëmendje e publikut me iPhonin e ardhshëm që Apple pritet të sjellë këtë vjeshtë.

Deri më tani raportet tregojnë se Apple do të rifreskojë linjën e saj të iPhonëve me modelet 6S. Ndaj është e kuptueshme që Samsung do të kërkojë një periudhë më të sigurt për të marrë vëmendjen e duhur nga konsumatorët. Por kjo nuk është hera e parë që Samsung aplikon këtë strategji në lancimin e produkteve të tij të rinj. Verën që shkoi kompania përshpejtoi lancimin e Galaxy Alpha. Gjenerata e pestë e Galaxy Note pritet të ndjekë të njëjtin rrugëtim si Galaxy Alpha. (PC World Albanian)

Samsung Galaxy Note 5 do të debutojë më shpejt se zakonisht
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)