Lajmet

Samsung Galaxy Note 2 përfshihet nga tymi gjatë një fluturimi ajror në Indi

Sep 23 2016
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy Note 2 përfshihet nga tymi gjatë një fluturimi ajror në Indi

Një telefon inteligjent i Samsung u përfshi nga tymi si pasojë e mbinxehjes gjatë një fluturimi ajror në Indi ditën e sotme. Autoriteti rregullator Indian tha se avioni u ul pa asnjë rrezik.

Pasagjerët e IndiGo panë tym të dilte nga bagazhet dhe lajmëruan stafin të cilët panë shkëndija dhe tym që dilte nga një Galaxy Note 2. Avioni po udhëtonte nga Singapori për në qytetin e Chennai në Indi.

Ky incident ndodh vetëm pak javë pas tërheqjes nga tregu të Galaxy Note 7 si rezultat i baterive defektive të cilat kishin shpërthyer në flakë. Kjo ngjarje mund ti ketë kushtuar Samsung miliard dollar dëme. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>