Harduer

Samsung Galaxy J5 shpërthen në flakë në Francë

Nov 8 2016
0 Shpërndarje

samsung-galaxy-j5-2016-colorsNjë Samsung Galaxy J5 ka shpërthyer në Francë të Dielën sipas një raporti të Associated Press. Lamya Bouyirdane, pronarja e telefonit, tha se e hodhi tutje kur pa të dilte tym prej tij.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një variant të 2015-tës apo 2016-tës të Galaxy J5. William Stofega, analist firmës analitike IDC sugjeroi se telefoni ka qenë në shitje prej disa muajsh duke lënë të kuptohet se mbase kemi të bëjmë me modelin e 2016-tës.

Samsung tha se nuk do të komentojë ngjarje pa kryer hetimet rreth saj. Galaxy Note 7-ta u hoq nga tregu muajin e kaluar pas raportimeve të shumta të shpërthimit në flakë.

Bateritë Litium-ion të cilët gjenden në pjesën më të madhe të telefonëve, tabletëve dhe laptopëve nxehen tej mase kur përdoren intensivisht edhe defektet më të vogla mund të bëhen shkak për shpërthimin e tyre

Nuk dihet nëse edhe J5 vuan nga njëjti problem që i dha fundi një gjenerate telefoni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>