Harduer

Samsung Galaxy J5 dhe J7 i shtohen flotës së smartfonëve të kompanisë koreane

Jun 20 2015
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy J5 dhe J7 i shtohen flotës së smartfonëve të kompanisë koreane

Galaxy-J7-and-Galaxy-J5-officially-announced-Samsungs-first-smartphones-with-front-facing-LED-flashesPa dyshim që nuk mund të mungonte mbështetja e trendit të selfieve nga ana e një kompanie teknologjike kaq të njohur siç është Samsung.

Së fundmi Samsung ka lançuar dy smartfonë të rinj Galaxy J5 dhe Galaxy J7 të cilët ofrojnë kamera mjaft cilësore për fotot selfie. Të dy smartfonët janë të pajisur me një kamera frontale 5MP dhe dritë LED. Samsung Galaxy J5 ka një ekran 5 inç, përdor proçesorin 1.2 GHz quad-core Snapdragon 410 dhe fuqizohet nga një bateri 2.600mAh.

Nga ana tjetër, modeli Galaxy J7 ka një ekran 5.5 inç, proçesor Snapdragon gjashtë bërthamësh 615 dhe ka një bateri me kapacitet 3.000mAh. Përsa i përket specifikave të tjera, dy smartfonët i kanë të njëjta; ekran HD me rezolucion 720×1280 piksel, sistem operativ Android Lollipop 5.1, 1.5GB RAM, 16GB memorie të brendshme dhe kamera të pasme 16MP. Të dy smartfonët mund të përdoren me dy karta nën rrjetin 4G LTE dhe aktuslisht për tani janë të disponueshëm për shitje vetëm në Kinë por së shpejti do të mbërrijnë dhe në Europë. (PC World Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>