Samsung Galaxy J2 me ekran 4.7 inç 720p prezantohet javën e ardhshme

Publikuar më: 08-07-2016

smartglow-930x579Samsung pritet të rifreskojë një ndër produktet më buxhetore të kompanisë, Galaxy J2. VentureBeat shkruante ditën e sotme se një prezantim i mundshëm i modelit të 2016-tës të telefonit mund të bëhet realitet që javën e ardhshme.

Pothuajse çdo aspekt i telefonit do të shënojë përparim që nga ekran i cili do të arrijë në 4.7 inç tek Android Marshmallow 6.0. Këto dy komponentë do të shoqërohen nga një ekran 720p HD AMOLED dhe procesor katër bërthamësh 1.5 Ghz.

Sigurisht me këtë harduer lind nevoja për më shumë kapacitet baterie për të cilin ka menduar mësë miri Samsung duke kaluar nga 2,000 mAh në 2,600 mAh. Memorja RAM është përmirësuar gjithashtu nga 1GB vitin e kaluar në 1.5GB. Memorja e brendshme do të jetë e limituar në 8GB por me mundësinë e zgjerimit të sa falë kartave microSD.

Një tjetër komponent i përmirësuar dukshëm është kamera përmban dy sensor të rinj, 8 Megapiksel e pasme dhe 5 Megapiksel frontale. Kur të dalë në shitje Galaxy J2 do të kushtojë afro 150 dollar. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy J2 me ekran 4.7 inç 720p prezantohet javën e ardhshme
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)