Harduer

Samsung: Familja Galaxy S7 e sigurtë, asnjë problem me baterinë

Nov 21 2016
0 Shpërndarje
Samsung: Familja Galaxy S7 e sigurtë, asnjë problem me baterinë

00005-mts-18_43_11_19-still0011Samsung ka mohuar akuzat se e gjithë linja Galaxy S7 është e prekur nga i njëjti problem me baterinë që detyroi kompaninë të tërhiqte nga tregu përgjithnjë Galaxy Note 7-tën.

Janë raportuar gjithësej 3 raste të shpërthimit të baterive të Galaxy S7- dhe S7 Active në Australi. Në një publikim gjatë fundjavës Samsung mohoi se kjo linjë vuan nga probleme të baterisë.

“Samsung e konfirmon cilësinë dhe sigurinë e familjes Galaxy S7. Nuk ka patur asnjë rast të konfirmuar të dështimit të baterive të kësaj familje në mesin e 10 milion njësive të shitura. Megjithatë konfirmoi disa raste të shkaktuara nga faktorë të jashtëm,” shkruan Samsung në një qëndrim zyrtar.

Kriza e Note 7-tës pasoi me rënien më dramatike të të ardhurave të kompanisë me 30% nga viti në vit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>