Samsung është duke testuar një tablet me ekran masiv prej 18.4 inç

Publikuar më: 08-08-2015

samsung-galaxy-tab-s-10-4-8820Në botën Android, ka tabletë të vegjël, mesatarë dhe të mëdhenj e më pas vine tabletët e Samsung Galaxy Note Pro 12.2 dhe Galaxy Tab Pro 12.2. Krahasuar me çdo tablet tjetër që gjendet në treg janë shumë më të mëdhenj.

Gjithësesi këto së shpejti mund të mos rezultojnë më tabletët më të mëdhenj të Samsung. Mesa duket kompania koreane po punon në një tablet akoma më të madh me ekran gjigand prej 18.4 inç.

gsmarena_002

Siç mund të shikoni në foton që kemi paraqitur, ky tablet aktualisht është në testim dhe pas testimeve do të shkatërrohet. Kjo bëhet për të shmangur rrjedhjen e informacioneve apo fotove.

Këto tabletë mendohet të keni një kosto prej 464 Euro sipas dokumenteve të zbuluara. Kjo është shumë pak për një tablet me ekran të tillë. Nuk e dime se a do të shohë ndonjëherë dritën e diellit ky tablet e as sa të tillë do të ndërtohen. (PCWorld Albanian)

Samsung është duke testuar një tablet me ekran masiv prej 18.4 inç
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)