Harduer

Samsung do të reduktojë çmimin e Galaxy S6. Shkak rënia e të ardhurave

Jul 30 2015
0 Shpërndarje
Samsung do të reduktojë çmimin e Galaxy S6. Shkak rënia e të ardhurave

samsung_galaxy_s6_edge.0.0Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Samsung ka publikuar raportin e tremujorit të fundit ku pasqyrohet një rënie e të ardhurave të kompanisë. Fitimi vazhdon në bjerë me rreth 8% nga viti në vit ku të ardhurat sot janë 41.7 miliard dollar ndërkohë që vitin e kaluar ishin 49.3 miliard dollar.

Edhe pse Samsung regjistroi një rritje të ulët nga ndërmjet tremujorëve, kjo për shkak të mbërritjes në treg të Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, kompania ende është shumë larg pritshmërive të saj.

Dhe e gjitha kjo pritet të vazhdojë. Samsung ka parashikuar një situatë të vështirë për biznesin e saj të smartfonëve gjatë gjysmës së dytë të vitit. Për të shmangur këtë, kompania ka vendosur të ndryshojë çmimin e Galaxy S6 dhe S6 Edge. Përveç kësaj , firma do të sjellë në treg dhe disa smartfonë të tjerë të nivelit të lartë siç janë Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge Plus. Samsung do të mbajë eventin e saj të përvitshëm Unpacked në New York në 13 Gusht ku me shumë mundësi do të prezantojë këto produkte të reja.

Nëse e shohim në një këndvështrim më të gjerë, Samsung është në një situatë tepër të vështirë, sidomos para rivalit të saj Apple. Shitjet e Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge nuk arritën suksesin e shpresuar. A do mundet Samsung të rikthehet dhe një herë në pozicionin që ka qënë në treg? Kjo mbetet për tu parë pas aplikimit të ndryshimeve të produkteve apo lançimeve të reja që Samsung do të mbajë. (PC World Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>