Samsung do të prezantojë një këpucë inteligjente në Kongresin Mobil Botëror

Publikuar më: 15-02-2016

IOFIT-Smart-ShoesPritet që Samsung të prezantojë një produkt disi ndryshe në Kongresin Mobil Botëror javën e ardhshme. Bëhet fjalë për një këpucë inteligjente quajtur IOFIT.

Duke implementuar sensorë të shtypjes dhe një akselerometër të cilët komunikojnë me telefonin përmes një aplikacioni mobil, Samsung ja dedikon këtë produkt atletëve dhe trajnerëve të sporteve të ndryshme ku lehtësisht mund të analizojnë performancën individuale.

Këpuca inteligjente do të zëvendësojë pllakën e forcës përdorur aktualisht gjatë stërvitjes së sportistëve. Me anë të saj, trajnerët do të mund të kuptojnë balancën e forcës ushtruar nga dy këmbët, qëndrën e gravitetit dhe drejtimin e forcës. Aplikacioni mobil në celular do të shfaqë në kohë reale një hartë të shtypjes madje edhe të ofrojë një video e cila paraqet lëvizjet e sportistit. (PCWorld Albanian)

Samsung do të prezantojë një këpucë inteligjente në Kongresin Mobil Botëror
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)