Samsung do të prezantojë dy modele Galaxy O në evenimentin IFA në Berlin

Publikuar më: 18-08-2015

gsmarena_001

A, E, J, K, S, V, Z ….. O? Epo alfabeti i smartfonëve Galaxy do të zgjerohet me një tjetër gërmë falë Galaxy O5 dhe O7, smartfonë të cilët njihen edhe si SM-G550 dhe SM-G600 respektivisht.

Skema e emërtimit të telefonëve Samsung nuk ndjek radhitjen alfabetike. Telefonët më të mirë janë nën linjën S, ndërsa ato më pak të kushtueshmit janë nën linjën J. Alternativë tjetër krahas linjës S janë modelet E më pak të kushtueshëm se ato A. Modelet Z janë telefonët Tizen. Modeli K shfaqi një hibrid mes smartfonit dhe kamerës.

Po ku do të radhiten telefonët e linjës O në hierarkinë e Samsung? Akoma nuk kemi asnjë detaj në lidhje me specifikat e O5 dhe O7. Madje nuk mund të mbështetemi as tek radhitja alfabetike për të përcaktuar nëse janë telefonët premium apo jo.

Këto smartfon do të debutojnë zyrtarisht në evenimentin e IFA-së në Berlin në Shtator. (PCWorld Albanian)

Samsung do të prezantojë dy modele Galaxy O në evenimentin IFA në Berlin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)