Samsung do të jetë prodhuesi i proçesorëve Qualcomm Snapdragon 820

Publikuar më: 14-01-2016

qualcomm-820-100570793-origGjigandi korean i prodhimit të telefonëve mobil, Samsung, do të jetë ndërtuesi i proçesorëve mobil Snpadragon 820 zhvilluar nga Qualcomm. Kështu, Samsung edhe njëherë do të risillte proçesorët Snapdragon në telefonët e saj të rangut të lartë pas një vit jo të mirë në 2015-tën me Qualcomm.

Ditën e enjte, Samsung njoftoi se ka filluar puna për prodhimin masiv të Snapdragon 820-tës bazuar në arkitekturën 14 nanometër të Exynos 8 Octa. Proçesori i ri do të jetë pjesë e telefonëve të parë që në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Ajo që ngelet për tu parë është marrëdhënia mes Samsung dhe Qualcomm. Në 2015-tën Samsung vendosi të braktisë për herë të parë pas 3 vitesh proçesorët e Qualcomm dhe shkak u bë modeli Snapdragon 810 i cili gjeneronte nxehtësi të lartë aspak normale.

Galaxy S6 fuqizohej nga një model Exynos 8 Octa. Po ashtu S6 edge, Note 5 dhe S6 Edge+. Por a do të ndryshojë kjo në 2016-tën? Samsung nuk dha asnjë deklaratë zyrtare për Galaxy S7-tën prandaj do të na duhet të presim gjer në Kongresin Mobil Botëror muajin e ardhshëm për të mësuar më shumë.

Qualcomm tha në Prill të 2015-tës se nuk e kishte pritur një ndryshim dramatik të kursit të biznesit me Samsung. Besohet se për hir të performancës dhe konsumit të energjisë Samsung do të detyrohet të pranojë Snapdragon 820-tën në përpjekje të dëshpëruara për të konkurruar me Apple. (PCWorld Albanian)

Samsung do të jetë prodhuesi i proçesorëve Qualcomm Snapdragon 820
1 vote, 2.00 avg. rating (62% score)