Samsung do të hedhë në treg monitorë të aftë të karikojnë smartfonët përmes wireless-it

Publikuar më: 27-07-2015

samsungmonitorA e keni menduar ndonjëherë që ekrani i televizorit tuaj të mund të karikojë telefonin tuaj? Monitorët më të fundit të hedhur në treg nga Samsung janë tepër funksionalë. Këto pajisje janë të afta të karikojnë smartfonët Samsung, falë teknologjisë Qi-Wireless.

Bëhet fjalë për ekranet Full HD 24-inç S27E370DL dhe 27-inç S27E370DS. Ky i fundit vjen gjithashtu i pajisur me teknologjinë e lojrave AMD dhe ka kënde shikimi deri në 178 gradë.

Samsung ende nuk ka bërë publike një datë lançimi por këto monitorët priten të mbërrijnë në treg në fund të këtij viti. Zakonisht Samsung zgjedh të prezantojë pajisjet e saj më inovatore gjatë eventit IFA që do të mbahet në Berlin. Samsung ka treguar se ka goxha potencial përsa i përket pajisjeve elektroshtëpiake.

Kjo kompani deri më tani ka hedhur në treg frigoriferë dhe makina larëse inteligjente. Televizorët inteligjente nuk kanë munguar por tanimë ata vijnë me një funksionalitet që na shërben të gjithëve. (PC World Albanian)

Samsung do të hedhë në treg monitorë të aftë të karikojnë smartfonët përmes wireless-it
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)