Samsung dhe LG përfundojnë në gjykatë, akuzohen për politika të pandershme punësimi

Publikuar më: 13-09-2016

Samsung flags are set up at the main entrance to the Berlin fair ground before the IFA consumer electronics fair in Berlin, August 28, 2012.  REUTERS/Tobias Schwarz/File Photo

Gjigandët Koreano-Jugor të elektronikës, Samsung dhe LG, akuzohen se kanë nënshkruar një marrëveshje të fshetë për të mos “vjedhur” punojësit njëri-tjetrit zbulon një padi e ngritur në një gjykatë Amerikane.

Padia e bërë në Gjykaten Federale të Karolinës së Veriut nga një ish menaxher shitjesh pranë LG, akuzon këtë të fundit dhe Samsung për shkelje të të drejtave të punojësve dhe nivelin e ulët të pagave.

Një zëdhënës i LG u shpreh se “një marrëveshje e tillë nuk ka ekzistuar kurrë” dhe se akuzat ishin të pabaza. Samsung akoma nuk ka komentuar padinë. Z. Frost, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, shprehet në padi se një rekrutues i kishte kontaktuar përmes rrjetit profesional Linkedin në 2013-tën për të mbushur një vend vakant tek Samsung.

Sipas padisë, rekrutuesi e informoi në po të njëjtën ditë se kishte bërë një gabim dhe se nuk mund ti vidhte punojës LG-së për Samsung. “Dy kompanitë kanë një marrëveshje për të mos vjedhur punojësit njëri-tjetrit,” shprehej rekrutuesi.

Avokati i Frost, i cili në të kaluarën kishte ngritur padi të ngjashme ndaj Apple dhe Google tha se nuk ka asgjë më fundamentale sesa aftësia për tu paguar aq sa vlen dhe për talentin që zotëron. (PCWorld Albanian)

Samsung dhe LG përfundojnë në gjykatë, akuzohen për politika të pandershme punësimi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)