Samsung dërgoi Android Lollipop 5.1.1 në Galaxy Note 3 Neo

Publikuar më: 28-10-2015

samsung-galaxy-note-3-neoAshtu siç kishte premtuar Samsung ka publikuar përditësimin Android 5.1.1  Lollipop për telefonët inteligjentë Galaxy Note 3 Neo, lançuar gjatë muajit Shkurt të vitit 2014.

Përditësimi për këtë version të telefonit inteligjentë është nxjerrë fillimisht në shtëpinë e kompanisë në Korenë e Jugut për numrat e modeleve SM-N750L, SM-N750K dhe SM-N750S. Ndërkaq modele dhe vende të tjera priten të marrin këtë përditësim në javët në vazhdim.

Kuptohet se ky përditësim i sistemit vjen paksa vonë, duke ditur se tashmë është publik versioni më i fundit i sistemit operativ Android 6.0. Për instalimin duhen 900 MB hapësirë memorje dhe data e krijimit është 12 tetor 2015. (PCWorld Albanian)

Samsung dërgoi Android Lollipop 5.1.1 në Galaxy Note 3 Neo
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)