Samsung debuton dyqanin e aplikacioneve për sistemin operativ Tizen. Synimi është i qartë: Distancimi nga Android

Publikuar më: 02-05-2015

gsmarena_001Samsung ka sjellur dyqanin e aplikacioneve për sistemin operativ Tizen në 182 shtete në të gjithë botën edhe pse smartfoni i vetëm Tizen i kompanisë, modeli Z1, është i disponueshëm vetëm në Indi dhe Bangladesh. Këto informacione vinë nga Wall Street Journal.

Kjo lëvizje e re është një indikator i qartë se kompania Koreano-Jugore po përpiqet të distancohet nga platforma Android e Google dhe planet janë për një implementim më të gjërë të Tizen tek smartfonët e saj në të ardhmen. Në fakt, smartfoni Z1, më shumë është një eksperiment sesa produkt që do të shërbejë për analiza dhe opinion nga përdoruesit duke kontribuar në të ardhmen e sistemit operativ.

Synimet e Samsung janë për zgjerimin e mëtejshëm të platformës dhe dyqani i aplikacioneve duhet të shërbejë si një atraksion për zhvilluesit. Mund të themi se Samsung po përpiqet të shtojë popullaritetin e platformës përpara se të fillojë një implementim më të gjërë të platformës në të ardhmen edhe në smartfonë të tjerë. Të gjitha këto aktualisht janë në fazën e spekulimeve dhe opinioneve ndërsa e ardhmja e Tizen nuk është detajuar asnjëherë nga Samsung. (PCWorld Albanian)

Samsung debuton dyqanin e aplikacioneve për sistemin operativ Tizen. Synimi është i qartë: Distancimi nga Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)