Samsung cakton datën 28 Tetor për rishitjen e modelit Europian të Galaxy Note 7

Publikuar më: 28-09-2016

samsung-galaxy-note-7-unboxing-aa-18-of-27-840x560Konsumatorët europianë të Samsung nuk patën shansin të kishin në duar telefonin, bateria e të cilit na doli të ishte thembra e Akilit. Të gjitha modelet e Galaxy Note 7 u tërhoqën nga tregu përpara se të dilnin masivisht në shitje në tregjet Europiane.

Samsung konfirmoi ditën e sotme zyrtarisht se Galaxy Note 7 “i riparuar” do të dalë në shitje më 28 Tetor në Europë. Ndërkaq javën e kaluar zyrtarët e kompanisë thanë se ky telefon nuk do të godiste Europën përpara fundit të Nëntorit.

Kompania nuk përjashtoi mundësinë e vonesave përtej kësaj date duke qenë se prioriteti kryesor i Samsung janë ata konsumatorët të cilët vuajtën pasoja me Galaxy Note 7-tën.

Koreja e Jugut është rast konkret sesi planet e Samsung mund të jenë subjekt ndryshimesh pas shtyrjes së datës për të dytën herë. Gjigandi Korean tha se vetëm 57% e një numri të vogël konsumatorësh të cilët blenë Galaxy Note 7-tën kanë rikthyer telefonët. (PCWorld Albanian)

Samsung cakton datën 28 Tetor për rishitjen e modelit Europian të Galaxy Note 7
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)