Samsung ç’aktivizon Windows Update në një pjesë të madhe të kompjuterave të saj

Publikuar më: 24-06-2015

Samsung Electronics veroeffentlicht Ergebnis fuer das vierte Quartal 2012

Samsung po ndalon nga përdorimi Windows Update për disa kompjutera që do të nxjerrë në shitje që nga dita e sotme. Një zëdhënës i Microsoft e konfirmoi këtë fakt duke qenë se po haseshin probleme me paisjet e Samsung.

Samsung po e bën këtë në favor të softuerit të saj të përditësimit quajtur SW Update. Kompania e përshkruan këtë softuer si mënyra më e mirë për të përfituar përditësimet më të përshtatshme. Ky program ndihmon përdoruesit në përditësimin e softuerëve dhe driver-ave lehtësisht.

samsung_sw_update

Me fjalë të tjera, kjo është mënyra më tipike që një prodhues kompjuterash përpiqet të mbajë të përditësuar softuerët e driver-at e një kompjuter përfshi edhe ato nga palët e treta të cilat mund të jenë të padobishme. SW Update automatikisht ç’aktivizon Windows Update.

Një skedar, Disable_WindowsUpdate.exe, lançohet automatikisht kur kompjuteri ndizet pavarësisht sesi mund të jetë përcaktuar lançimi i softuerëve të kompjuterit. Ky softuer është ndërtuar për të funksionuar me Windows XP, Vista, 7, 8 dhe 8.1.

Windows Update është funksionaliteti përgjegjës për përditësimet e sistemit operativ dhe më e rëndësishmja edhe për arnimet e vrimave të sigurisë që zbulohen vazhdimisht. E thënë ndryshe, një pjesë e madhe e maluerëve dizenjohen me aftësinë për të ç’aktivizuar këtë funksionalitet. Ky është një problem serioz të cilin Samsung duhet ta adresojë menjëherë në të gjithë kompjuterat e prekur.

samsung_disabled

Por Samsung tha se kishte vënë re se Windows Update po mbi vendoste driverat të papërshtatshëm mbi ato origjinalët dhe kishte vendosur ta parandalonte këtë përmes SW Update. Siduket kjo është dukur zgjedhje më komode.

Por ç’aktivizimi i Windows Update është mënyra e gabuar për tu siguruar se çdo gjë do të funksionojë si duhet. Samsung duhet të punojë me Microsoft në lidhje me këtë problematike jo kundër. (PCWorld Albanian)

Samsung ç’aktivizon Windows Update në një pjesë të madhe të kompjuterave të saj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)