Samsung blen Harman për 8 miliard dollar

Publikuar më: 14-11-2016

etos_ringspeed_interior-large_transzgekzx3m936n5bqk4va8rwtt0gk_6efzt336f62ei5uSamsung gjeti akordin për blerjen e kompanisë së shquar të prodhimit të paisjeve elektronike për makinat me seli në Konektikat të Shteteve të Bashkuara, Harman, në një marrëveshje e cila pritet të kapë vlerën e 8 miliard dollarëve.

Kjo lëvizje shënon edhe blerjen më të madhe që nga themelimi i grupit Korean dhe përfaqëson një tendencë të qartë të kompanisë drejt industrisë së automobilave.

Harman shquhet për prodhimin e një sërë sistemesh audio, navigimi dhe sigurie. Produktet e kompanisë zakonisht shiten në mënyrë direkte tek prodhuesit si Land rover dhe Mercedes.

Sipas Samsung ky blerje përbën një prioritet strategjik e cila mund të arrijë vlerën e 100 miliard dollarëve deri më 2025-n.

Janë të shumtë ato kompani elektronike të cilat shohin mundësi të arta në industrinë e automobilave.

Google dhe Apple dy prej tyre të cilët kanë filluar gjerësisht adoptimin e platformave të tyre Android dhe iOS në një softuer të dizenjuar specifikisht për makinat. (PCWorld Albanian)

Samsung blen Harman për 8 miliard dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)