Samsung Artik 10, një rival i Raspberry Pi 3 por me kosto 150 dollar

Publikuar më: 06-05-2016

3.artik-10-developer-board-100657852-largeSamsung prezantoi Artik 10, një mini kompjuter ndërtuar për të konkurruat me Raspberry Pi 3 përveçse në çmim. Me një kosto prej 150 dollarësh, ky mini kompjuter mund të porositet nga Digi-Key.

Sigurisht kemi të bëjmë me një kosto shumë më të lartë sesa Raspberry Pi 3 i cili kushton vetëm 35 dollar por Artik 10 ofron një grafikë më të fuqishme dhe më shumë memorje të brendshme.

Artik 10 është dizenjuar për entuziastët të cilët duan të ndërtojnë veshje elektronike, robotë, dronë, paisje sensorike etj. Bordi fuqizohet nga tetë bërthama ARM Cortex-A15 dhe katër bërthama Cortex-A7. Disavantazhi kryesor është padyshim arkitektura 32Bit përkundër bërthamave 64Bit të Raspberry Pi 3.

Grafikat e fuqishme Mali T628 MP6 premtojnë deri në 120 frekuenca në sekond për video. Pikërisht karta grafike është pika e dobët e Raspberry Pi 3 i cili mund të luajë video vetëm në 60 frekuenca në sekond. Artik ka 16GB memorje të brendshme dhe 2GB RAM LPDDR3. Për nga konektiviteti, Artik 10 përmban porta USB dhe konektorë GPIO. UART, I2S, I2C dhe SPI.

Aktualisht Samsung shet bordin Artik 5 për 99.99 dollar më pak i fuqishëm ndërtuar për veshje elektronike. (PCWorld Albanian)

Samsung Artik 10, një rival i Raspberry Pi 3 por me kosto 150 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)