Samsung akuzohet për përfshirje në një skandal politik me Presidenten e Koresë së Jugut

Publikuar më: 09-11-2016

_92316876_gettyimages-486218070Autoritetet Koreano Jugore kanë bastisur zyrat e Samsung Electronics si pjesë e një hetimi rreht një skandali politik të Presidentes së vendit Park Geun-hye.

Hetuesit po hetojnë lidhje të mundshme të Samsung me vajzën e Choi Soon-sil, një mike e afërt e presidentes.

Ms Choi akuzohet për shfrytëzim të miqësisë për të ndërhyrë në politikën dhe biznesin e vendit. Samsung konfirmoi ngjarjen pa dhënë ndonjë koment.

Presidentja ka kërkuar falje për lidhjet e afërta me Ms Choi por po përballet me thirrje të vazhdueshme për dorëheqje.

Hetimet janë përqendruar rreth një skandali ku Samsung ka dhënë 2.8 milion Euro një kompanie në pronësi të Ms Choi dhe vajzës së saj.

Ms Choi u arrestua me 3 Nëntor nën akuzat e mashtrimit dhe abuzimit me pushtetin. Ditët e fundit dhjetëra mijëra Koreano Jugorë kanë dalë në rrugë për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e Presidentes. (PCWorld Albanian)

Samsung akuzohet për përfshirje në një skandal politik me Presidenten e Koresë së Jugut
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)