Harduer

Samsung: 96% telefonëve Galaxy Note 7 janë hequr nga tregu

Jan 11 2017
0 Shpërndarje
Samsung tha ditën e sotme se mbi 96% e telefonët Galaxy Note 7 të shitur janë rikthyer nga konsumatorët. Samsung: 96% telefonëve Galaxy Note 7 janë hequr nga tregu

Prezantuar në Gusht të vitit të kaluar, Note 7 mori vlerësime pozitive në ditët e para përpara se të rezultonte një prej dështimeve më të mëdha në industrinë e teknologjisë.

Pas një hetimi ndaj baterive shpërthyese, Samsung vendosi ti tërhiqte telefonët nga tregu për ti zëvendësuar ndërsa raportet të reja shpërthimesh nuk ndalonin.

Në Tetor kompanitë e para ajrore në SHBA filluan ndalimin e përdorimit të Note 7 në bordin e avionëve. Samsung vendosi të tërhiqete telefonit nga tregu përfundimisht më 11 Tetor.

U deshën plot 4 muaj për konsumatorët e Samsung të rikthenin 96% të telefonëve. Në Dhjetor Samsung tha se do të dërgonte një përditësim i cili i bënte telefonët të papërdorshëm.

Deri në atë moment vetëm 85% ishin rikthyer. Gjatë konferencës CES, Presidenti i Samsung America tha se kompania do të publikonte së shpejti raportiin hetimor ndaj Note 7. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>