Sa pagoi Google për të rimarrë në pronësi domeinin Google.com Tetorin e vitit të kaluar?

Publikuar më: 09-04-2016

a-random-guy-bought-googlecom-for-12E mbani mend ndodhinë e tetorit të vitit të kaluar kur domeini Google.com u ble për vetëm 12 dollar nga një përdorues interneti? Në të vërtetë ishte një hulumtues quajtur Sanmay Ved i cili bleu domeinin në fjalë nga vetë Google.

Edhe pse ai e pati në pronësi vetëm për 60 sekonda, ai u shpreh se ishte një investim që ja vlejti. Google zbuloi se kishte paguar 6,000 dollar për ta rimarrë këtë domein. Kur kjo ngjarje zuri vend, Google u shpreh se e kishte anulluar transaksioni dhe kishte kthyer paratë blerësit pa hyrë në detaje.

Google tha se kishte paguar 6006.13 dollar, një numër i cili përkthehet në “Google” nëse lexoni me vëmendje. Kjo pagesë ishte pjesë e një shpërblimi 6 milion dollarësh për hulumtuesit që gjenin vrima sigurie në uebfaqen e motorit të kërkimit. Sigurisht që kjo pagesë nuk ishte më e larta e dhënë në kuadër të këtij programi sepse vlera më e lartë iu dha një hulumtuesit Android në shifrat e 37.500 dollar. (PCWorld Albanian)

Sa pagoi Google për të rimarrë në pronësi domeinin Google.com Tetorin e vitit të kaluar?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)