Rusia planifikon të bllokojë qasjen në rrjetin profesional Linkedin

Publikuar më: 11-11-2016

linkedin-homepage-580x358Qeveria ruse pritet që të bllokojë qasjen në Linkedin me arsyetimin se firma ka thyer rregullat lokale të mbrojtjen së të dhënave.

Historikisht shteti në fjalë kanë një tendencë për të bllokuar uebsajtet e rrjeteve sociale por kjo sepse ato janë të shqetësuar se sajtet mund të përmbajnë informacione të lidhur me to dhe familjet e tyre.

Megjithatë këtë herë autoritetet e zbatimit të ligjit janë direkt të përfshira sepse është Gjykata e Distriktit Tagansky në Moskë e cila ka marrë këtë vendim. Gjykata vendosi se uebsajti kishte dështuar në zbatimin e rregullave të mbrojtjes të të dhënave, duke mbështetur dhe aprovuar një vendim të mëparshëm gjykate.

Bllokimi do të merret përsipër nga Roskomnadzor, agjencia e medias dhe telekomit e Rusisë, për të cilën kemi dëgjuar në të kaluarën kur të tjera përmbajtje online janë konsideruara si të papërshtatshme për qytetarët Rusë.

Reuters raportoi se akti u prezantua në 2014 por nuk ishte zbatuar kurrë. Ligji kërkon se sajtet që operojnë në Rusi duhet të ruajnë të dhënat në Rusi. (PCWorld Albanian)

Rusia planifikon të bllokojë qasjen në rrjetin profesional Linkedin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)