Rusia kërkon pavarësi nga perëndimi, planifikon të ndërtojë platformën e saj softuerike për smartfonë

Publikuar më: 19-05-2015

ee2f2cbacbafcb7f41c07f47ed41165d2996207fRusia është një superfuqi që jo pak herë i ka dalë kundër botës. Këtë po kërkon të bëjë dhe më dy platformat kryesore të smartfonëve në botë; Apple dhe Android. Duke qënë se Rusia do të jetë sa më e pavaruar nga perëndimi, ajo po mendon të ndërtojë platformën e saj softuerike të smartfonëve. Ministri i telekomunkacioni i Rusisë, Nikolai Nikiforo bëri publike planet për të për të zëvëndësuar platformat e sistemit operativ të Android dhe Apple me një softuer të ri të bazuar në Sailfish, një sistem operativ me kod të hapur i krijuar nga prodhuesi i smartfonë finlandez Jolla.

Stafi i kompanisë Jolla zhvilloi një takim me komunitetin e teknologjisë ruse më herët gjatë këtij muaji për të folur për ndërtimin e softuerit të ri. Nikiforo deklaroi se qeveria kërkon të reduktojë varësinë nga pjesa perëndimore e botës me 50% të tregut në vitet në vazhdim. Në fakt nuk është vetëm cështja tek softueri i pajisjeve mobile, por Rusia po kërkon pavarësi nga përdorimi i teknologjisë perëndimore dhe në industri.

Më tepër se kaq Rusia pretendon që shtetasit e saj të përdorin një lloj softueri që i jep qeverisë mundësi për ti monitoruar ata. Një vit më parë Apple dhe prodhuesi i softuerëve gjerman SAP refuzuan ti jepnin burimin e kodit qeverisë ruse. Ndaj me kaq pak mundësi të mbëtura, Rusia vlerësoi se më e mira është të ndërtojë platformën e saj softuerike për smartfona. Sailfish aktualisht zë vetëm 0.5% të tregut rus por duke qënë se është softueri i vetëm më kod të hapur kjo i jep një avantazh në treg. Rusia aktualisht ka filluar të paguajë zhvilluesit lokal për të përshtatur aplikacionet e tyre me Sailfish. (PCWorld Albanian)

Rusia kërkon pavarësi nga perëndimi, planifikon të ndërtojë platformën e saj softuerike për smartfonë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)