Rusia hedh tutje shërbimet e Microsoft, adopton një alternativë vendase

Publikuar më: 28-09-2016

Moska po braktis platformat e email-it të Microsoft për një alternative vendase pas thirrjes së presidentit rus Vladimir Putin ndaj autoriteteve lokale që të ndalojnë së bleri teknologji të huaj.

Kryeqyteti rus do të zëvendësojë Microsoft Exchange Server dhe Outlook në 6,000 kompjuterë me një komplet produktiviteti zyre të quajtur MyOffice të zhvilluar nga një kompani ruse New Cloud Technologies, raporton Bloomberg.

Lëvizja e Moskës larg Microsoftit vjen nga  një prokurim ligji të ri qeveritar për IT që filloi në Janar, i cili kërkon nga autoritetet publike dhe korporatat e zotëruara nga shteti të kenë në konsideratë produktet lokale para se të blejnë softuer të huaj.

Shefi i IT-së për Moskën Artem Yermolaev tha se sistemi i ri i email-ve mund të vendoset në 600,000 kompjuterë dhe Moska së shpejti mund të zëvendësojë Windows-in dhe Office.

Megjithatë, gazeta Ruse Vedomosti raportoi në Mars se organizatat ruse e kanë pasur të vështirë ti qëndrojnë ligjit pasi vendi ka mungesë produktesh konkurruese për databazat dhe sistemet e operimit. Bloomberg gjithashtu raportoi se 75% e buxhetit të $3 miliardëve që Rusia harxhon në softuer shkon në importe. (PCWorld Albanian)

Rusia hedh tutje shërbimet e Microsoft, adopton një alternativë vendase
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)