Rusia gjobit Google me 6.8 miliard dollar për abuzime me Android-in

Publikuar më: 14-08-2016

Google Inc.'s Android logo is displayed during a news conference at company headquarters in Mountain View, California, U.S., on Wednesday, Feb. 2, 2011. Google Inc., owner of the world's most popular Internet search engine, opened a Web browser-based market for users of its Android smartphone software to buy applications as it battles Apple Inc. for market share. Photographer: Tony Avelar/Bloomberg via Getty Images

Google është gjobitur me 6,8 milion dollar nga autoritetet ruse me arsyetimin se gjigandi i motorit të kërkimit ka thyer rregullat e konkurencës me sistemin operativ Android.

Autoriteti Federal Anti-Monopol tha se Google kishte detyruar prodhuesit e telefonëve që të përfshijnë aplikacionin Google Search në ekranin parësor të telefonëve të tyre nëse donin qasje në dyqanin e aplikacioneve Play Store.

Kjo çështje e hapur që në Shkurt të 2014-tës filloi me padinë e konkurrentit të drejtpërdrejtë në Rusi, Yandex, ndaj Google. Vitin e kaluar autoritetet dolën me qëndrimin e Google kishte thyer rregullat e konkurrencës dhe duhej të pritej muaj Mars kur do të paraqitej në gjykatë apeli i Google për të vendosur më pas lidhur me fatin e çështjes.

Gjoba prej 6.8 milion dollarësh është pothuajse e papërfillshme nëse e krahasojmë me të ardhurat globale prej 74.5 miliard dollarësh të Google. Megjithatë telashet për Google në Europë nuk mbarojnë këtu.

Kompania rrezikon një gjobë marramendëse prej 7 miliard dollarësh nëse akuzat e Bashkimit Europian vërtetohen. Gjatë muajit Prill Margaret Vestager akuzoi formalisht gjigandin e motorit të kërkimit. (PCWorld Albanian)

Rusia gjobit Google me 6.8 miliard dollar për abuzime me Android-in
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)