Rusia bllokon qasjen në Linkedin, shkak ligjet e privatësisë

Publikuar më: 17-11-2016

ms-linkedin-2016-06-12-1-c-1-100665820-largeRrjeti Linkedin sapo u tkurr ditën e sotme: Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike në rusi urdhëroi bllokimin për ISP-të bllokimin e qasjen në rrjetin social profesional.

Roskomnadzor kishte paralajmëruar një javë më parë se ky bllokim mund të hynte së shpejti në fuqi me arsyetimin se Linkedin shkel ligjet Ruse të privatësisë.

Ngjarja mori jetë më 4 gusht kur një gjykatë e distriktit Tagansky dha dritën jeshile për një vendim në disfavor të Linkedin që sipas trupit gjykues shkelte ligjet Ruse të privatësisë për mënyrën sesi ruante të dhënat e qytetarëve të saj.

Sipas Roskomnadzor Linkedin nuk kishte reaguar lidhur me këtë vendim çka detyroi autoritetet të bllokonin qasjen ditën e sotme gjer në një sqarim të situatës.

Linkedin nuk është e vetmja kompani amerikane e cila shënjestrohet nga autoritetet e këtij vendi. Në 2014-tën, Roskomnadzor udhëroi bllokimin e qasjes në Facebook, Twitter dhe Google sepse të dhënat e qytetarëve nuk ruheshin në Rusi por në servera jashtë vendit.

Microsoft gjithashtu ka qenë objektivi i radhës për Roskomnadzor por ditën e Marte gjigandi i sistemit operativ mori dritën jeshile. (PCWorld Albanian)

Rusia bllokon qasjen në Linkedin, shkak ligjet e privatësisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)