Rusia bllokon Pornhub dhe YouPorn, këshillon ndjekësit “të takojnë dikë në jetën reale”

Publikuar më: 16-09-2016

570a1bb757b24bf2a45e4644dba6e9a7Dy uebsajtet më të mëdha në botë me përmbajtje pornografike janë bllokuar nga autoritetet rregullatore në Rusi.

Çdo qytetar Rus që viziton dy uebfaqet në fjalë do të ridrejtohet në një faqe dytësore ku i shpjegohet se bllokimi është një vendim i autoriteteve publike.

Edhe pse përmbajtje të tilla nuk janë ilegale në Rusi, ligji dënon prodhimin, përhapjen dhe reklamimin e materialeve ilegale pornografike.

Roskomnadzor, autoriteti i cili ka aplikuar bllokimin, replikoi me një ndjekëse të uebfaqeve në rrjetin social Twitter duke i thënë: “E dashur Lyolya, si një alternativë ju këshillojmë të takoni dikë në jetën tuaj reale.”

Në një tjetë cicërimë këtë javë autoriteti në fjalë thoshte: “Të dashur adhurues të internetit, kjo këshillë akoma vlen.” (PCWorld Albanian)

Rusia bllokon Pornhub dhe YouPorn, këshillon ndjekësit “të takojnë dikë në jetën reale”
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)