Rrugëtimi i Albanian ICT Awards IV vijoi me takimin e radhës me studentët e Kolegjit RIINVEST

Publikuar më: 07-03-2016

IMG_6253Më 3 Mars u mbajt takimi i parë nga ekipi organizativ i edicionit të katërt të Albanian ICT Awards me karakter informativ në Qendrën e Inovacionit në Kosovë. Shoqëruar nga një mikëpritje e ngrohtë ftesa e organizatorëve u shoqërua nga një thirrje e hapur edhe nga vetë Drejtori i ICK-së Uranik Bregu për startupet që ti bashkoheshin këtij konkursi.

Sot vijoi takimi i dytë në kolegjin RIINVEST në Prishtinë ku organizatorët patën kënaqësinë të takoheshin me studentët e Fakultetit së Shkencave Kompjuterike ku u prezantuan me detaje të konkursit mbarëkombëtar, Albanian ICT Awards tashmë në vitin e katërt.

IMG_6259

Hapjen e aktivitetit e bëri dekani i departamentit të Shkencave Kompjuterike Arben Damoni ndërkaq fjala e tij u pasua nga ajo e Ardian Alaj, Koordinator pranë Albanian ICT Awards i cili prezantoi pjesëmarrësit me mundësitë që ofron kjo garë.

Ky është viti i dytë radhazi që ICTSmedia në bashkëpunim me RIINVEST organizojnë një takim në kuadër të kësaj gare mbarëkombëtare. Pjesëmarrësit u prezantuan me mënyrat e aplikimit dhe kriteret e vlerësimit për shtatë kategoritë e çmimeve: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në ngritje i Vitit dhe ICT Shërbimi Publik më i mirë i Vitit, Akademiku i Vitit në ICT dhe Femra e Vitit në ICT.

IMG_6276Takimi i radhës vijon në Tiranë pranë ambjenteve të Talent Garden ditën e premte datë 11 Mars në ora 18:00.

Aplikimet në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards janë hapur më datë 4 Shkurt për tu përmbyllur në datën 31 Mars. Qëllimi i këtyre takimeve tashmë tradicionale është nxitja e aplikantëve për pjesëmarrje në garë falë mundësive unike që ofron.

Për informacion më të detajuar dhe formularët e aplikimeve ju ftojmë të vizitoni uebfaqen e Albanian ICT Awards. (ICTSmedia)

IMG_6288

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards IV vijoi me takimin e radhës me studentët e Kolegjit RIINVEST
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)