Rrjeti social Twitter sjell në profilet e përdoruesve datëlindjen e tyre

Publikuar më: 07-07-2015

twitterlogoblue

Rrjeti social popullor Twitter, lajmëroi ditën e hënë se një karakteristikë e re e shtuar, do ti japë mundësinë përdoruesve të shtojnë ditëlindjen në profilin e tyre.

Në këtë mënyrë ata do ta festojnë ditëlindjen virtualisht së bashku me ndjekësit e tyre duke shpërndarë nëpër profile tullumbace shumëngjyrëshe. Përdoruesit mund të zgjedhin të bëjnë publike ditëlindjen e tyre për publikun, për ndjekësit apo vetëm për ata që ata vet ndjekin.

Për ta shtuar ditëlindjen tuaj mjafton të shkoni tek ‘edit profile’ dhe të vendosni ditën, muajin dhe vitin kur ju keni lindur. Sipas manaxherit të produkteve në kompani, Ricardo Castro, dita e ditëlindjes është dicka tepër personale dhe ndaj përdoruesit duhet të kenë kontroll të plotë mbi të. Si shembull, Twitter vendosi të festojë 26 vjetorin e komedianit Kevin Hart mes 20 milion ndjekësve të tij ditën e hënë.

Kjo karakteristikë e re e shtuar nga Microsoft është një ndër përpjekjet më të fundit të Twitter për të tërhequr sa më shumë përdorues në rrjetin social. Aktualisht Twitter ka 300 milion përdorues që kycen cdo muaj në të, po mundohet të bjerë në sy përpara rrjetit social më të madh Facebook i cili numëron 4 herë më shumë përdorues se Twitter. Edhe pse Twitter po mundohet të bëjë më të mirën për përdoruesit, ata janë shprehur pak skeptikë duke menduar se Twitter do të përdorë ditëlindjet e tyre për të shfaqur reklama apo përmbajtje më të shënjestruara tek ta. (PC World Albanian)

Rrjeti social Twitter sjell në profilet e përdoruesve datëlindjen e tyre
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)