Rrjeti social Twitter po lançon alegoritmin e ri bazuar në cicërimat më të mira

Publikuar më: 10-02-2016

id-2970616-150812-twitter-icon-100607185-largeRrjeti social Twitter ka filluar të lançojë alegoritmin e saj të shumpërfolur i cili u bë objekt spekulimesh pak javë më parë. Ky alegoritëm i ri nuk do të radhisë më cicërimat sipas një rendi kronologjik por bazuar në një sistem që Twitter e quan “Shfaq Cicërimat më të Mira.”

Cicërimat pjesë e këtij sistemi do të përzgjidhen bazuar në angazhimin e ndjekësve. Rrjeti social ka testuar këtë funksionalitet që nga muaji Dhjetor dhe aktualisht përdoruesit mund të zgjedhin nëse duan ta aplikojnë ose jo.

Megjithatë ky ndryshimi i cili së shpejti do të jetë realitet për të gjithë përdoruesit ka shkaktuar jo pak polemika. Javën e kaluar në rrjetin social u bë trend shprehja #RIPTwitter, ku përdoruesit shprehën masivisht pakënaqësinë e tyre ndaj ndryshimeve të reja që po vinin.

Kjo shkaktoi reagimin e vetë CEO-s së kompanisë Jack Dorsey i cili premtoi se kompania do të dëgjojë zërin e përdoruesve. Ata të cilët duan të aktivizojnë këtë funksionalitet të ri mjafton ti drejtohen faqes së cilësimeve në aplikacionet Android, iOS dhe Ueb dhe në seksionin “Timeline” duhet të përzgjidhni opsionin “Show me the Best Tweets first”.

Në javën në vijim bazuar në përshtypjet e përdoruesit Twitter do të vendosë nëse do e aktivizojë automatikisht një funksionalitet të tillë ose jo. Nëse e bën, besojmë se nuk do të mungojë opsioni për ta ç’aktivizuar. (PCWorld Albanian)

Rrjeti social Twitter po lançon alegoritmin e ri bazuar në cicërimat më të mira
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)