Rrjeti social Twitter paralajmëron disa përdorues ndaj rrezikut që u kanoset nga hakerat shtetëror

Publikuar më: 14-12-2015

id-2970616-150812-twitter-icon-100608242-largeTwitter ka lajmëruar disa përdorues të rrjetit social se mund të kenë qenë shënjestra e ndonjë sulmi hakerash shtetërore.

Kjo është hera e parë që kjo media sociale lëshon një paralajmërim të tillë ndërsa për Google dhe Facebook një problematikë e tillë është ezauruar kohë më parë ndaj përdoruesve të tyre.

“Besojmë se disa hakera (ndofta të lidhur me shtetin) mund të jenë përpjekur të marrin informacione si adresat e-mail, IP adresat dhe numra telefonikë,” paralajmëronte Twitter disa përdorues. Nuk dihet se sa përdorues janë paralajmëruar por Twitter tha se vetëm një numër i kufizuar.

Një pjesë e madhe tyre ishin hulumtues ose avokatë të shquar të privatësisë.Madje Twitter u referonte këtyre përdoruesve projektin Tor si një mënyrë për ti shpëtuar kërcënimeve të identetit. Ironike sepse në të kalurën ishte vetë Twitter që bllokonte ata përdorues që donin të përdornin rrjetin social përmes Tor. (PCWorld Albanian)

Rrjeti social Twitter paralajmëron disa përdorues ndaj rrezikut që u kanoset nga hakerat shtetëror
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)