Rrjeti social Twitter lançon një aplikacion videosh

Publikuar më: 15-09-2016

Rrjeti social Twitter ka publikuar një aplikacion video për platformat televizive të Apple dhe Amazon si dhe konsolën e lojërave Xbox One të Microsoft. Menjëherë aksionet e Twitter shënuan rritje prej 3% në 18.26 dollar.

Aplikacioni do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e këtyre paisjeve pa një llogari Twitter njoftoi kompania. Ai do të karakterizohet nga përmbajtje video nga një numër partnerësh të kompanisë si dhe disa cicërima të përzgjedhura dhe video nga shërbimet Vine e Periscope.

Shefi ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey, ka bërë përpjekje të shumta drejt këtij sektori duke nënshkruar marrëveshje me kompani mediatike dhe organizatat sportive. Kjo e fundit i bashkohet nismës së rrjetit social për të sjellë përmbajtjet video në qendër të shërbimit të saj të lajmeve të çastit. (PCWorld Albanian)

Rrjeti social Twitter lançon një aplikacion videosh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)