Rrjeti social Twitter ballafaqohet me ndërprerje madhore të shërbimit në Europë

Publikuar më: 19-01-2016

823Ditën e sotme Twitter e filloi me probleme të qasjes në uebfaqen e rrjetit social. Vetë kompania konfirmoi ndërprerjen e shërbimit në faqen e mbështetjes.

“Disa përdorues po ballafaqohen aktualisht me probleme ndërsa përpiqen të qasen në rrjetin social. Ne jemi në dijeni të këtij problemi dhe po punojmë për të gjetur një zgjidhje,” shkruante Twitter.

Problemet filluan në orën 9 me orën tonë lokale. Besohet se më të prekurit janë europianët ku rrjeti social posedon një bazë të lartë përdoruesish. Qasja në të është ndëprerë dhe rikhyer disa herë sipas informacioneve që ofron statusi i API-së të Twitter.

Në të kaluarën të tilla ndërpreje kanë qenë diçka e zakonshme për Twitter-in për shkak të kapacitetit të ulët. Më e fundit ishte ngjarja e 2008-tës ku rrjeti social u “dorëzua” përballë një konference organizuar nga Apple. (PCWorld Albanian)

Rrjeti social Twitter ballafaqohet me ndërprerje madhore të shërbimit në Europë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)